LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i Kosovës, letër Enver Hoxhës: Jam 60 vjeç dhe peshoj 40 kilogramë

Shqiptari i Kosovës, letër Enver Hoxhës: Jam 60 vjeç dhe peshoj 40 kilogramë

Nga: Kastriot Dervishi

Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipërinë internacionaliste të Enver Hoxhës tregon më së mirë karakterin antikombëtar të regjimit të tij.


60-vjeçari Teki Istogu ishte degdisur për të banuar në Çermë. Megjithëse moshën e kish mbushur, nuk e nxirrnin në pension. Punonte kanaleve për të siguruar me mund vetëm bukën e gojës dhe asgjë tjetër.

Më 8 mars 1971, i shkruan një letër Enver Hoxhës, në fund të së cilës, thoshte:

“Më vjen keq që s’kam një fotografi t’u çoj të shihni si jam katandisur, një kufomë e gjallë; jam burrë plak, rreth 60 (vjeç) e nuk peshoj më tepër se 40 kilogram”.

Sigurisht asnjë përgjigje nuk erdhi. Regjimi synonte ta çonte 30 kilogramë e jo t’i lidhte pension.