LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari goditi të moshuarën me shishe nga makina, vjen gjoba nga policia (Foto)

Shqiptari goditi të moshuarën me shishe nga makina, vjen gjoba nga policia (Foto)

Para tri ditësh në disa pamje të marra tek rruga e Durrësit në Tiranë, dukej një e moshuar, e cila kaloi të vijat e bardha u godit me shishe. Ajo po kalonte rrugën tek vijat e bardha, duke respektuar shenjat e qarkullimit.

Por automjeti tip Benz me targa AA 694 BB duket se ka pasur me nxitim, pasi pasagjerja brenda tij e godet me shishe zonjën që po kalonte rrugën.


Pret "të dashurën" për 10 ditë në aeroport, pastaj përfundon në spital (Foto)
Lexo po ashtu Pret "të dashurën" për 10 ditë në aeroport, pastaj përfundon në spital (Foto)

Publikimi i videos në fjalë ka bërë që edhe policia të reagojë.

Shkelja e bërë nga drejtuesi i automjetit, Gafur Kutriqi, iu përcoll Organit Administrativ Shtetëror, apo siç njihet ndryshe Komisionit të Policisë Rrugore për gjykim dhe masa që do merret varion nga 25.000-100.000 lekë të rinj.

gjobe-1-768x1367