eksperti ad

Një shqiptar ka rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane.

I riu 21-vjeçar tashmë i prangosur, Eraldo Preni, u pikas nga efektivët e policisë teksa së bashku me bashkëpunëtorin e tij, sapo kishin braktisur një makinë të vjedhur nga parkimi dhe hipën në një Audi.


Një nga policët ka hapur derën e makinës sapo ka parë shkëmbimin e makinave, por është tërhequr për disa metra nga makina. Shqiptari manovroi duke ecur mbrapa por u përplas me një pemë dhe përfundoi mbi trotuar duke u përplasur me murrin rrethues të një banese përdhese.

2

Aty jetojnë një çift të moshuarisht të cilët janë terrorizuar nga ngjarje. Kjo pasi policia ka qëlluar në ajër për të neutralizuar shqiptarët, e njëri nga plumbat ka depërtuar në ballkonin e shtëpisë së çiftit në lagjen “Saonara” në Padova të Italisë.

Plumbi ka depërtuar në derën e dhomës së gjumit të çiftit. Sapo kanë dëgjuar të shtëna dhe nga frika kanë qëndruar në shtrat

Karabinerët mundën të arrestojnë 21-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë të të moshuarve në tentativë për tu larguar.

Bashkëpunëtori i tij arriti t’ia mbathë ndërsa nga kjo ngjarje mbeti i lënduar në këmbë polici I cili u tërhoq me makinë.