LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët me numër rekord lojtarësh në ‘Euro 2016’ (Video)

Shqiptarët me numër rekord lojtarësh në ‘Euro 2016’ (Video)

Si asnjëherë më parë, një ngjarje e madhe futbolli, si Kampionati Evropian i Francës, do të shquhet për më së shumti futbollistë shqiptarë pjesëmarrës.

‘Euro 2016’ është i veçantë për shumëçka, duke nisur nga formati e numri i ekipeve pjesëmarrëse në finalet e Evropianit, e debutimin e Shqipërisë, që për herë të parë merr pjesë në garën më të madhe të futbollit evropian.


Gianni de Biasi, përzgjedhësi i Shqipërisë, ka ftuar me vete 23 futbollistë, pra një ekip me futbollistë shqiptarë, që përfaqësojnë shqiptarët anembanë botës dhe që është numri më i madh ndonjëherë i futbollistëve shqiptarë.

Në 14 kampionatet e tjera evropiane, numri më i madh i futbollistëve shqiptarë ka qenë vetëm dy, por kësaj radhe është shumë më i madh. Për më shumë, futbollistët e kombëtares shqiptare nuk do të jenë të vetmit në Evropian.

Në Francë, do të jenë gjithsej 30 futbollistë shqiptarë dhe me prejardhje shqiptare, të cilët do të luajnë për tri kombëtare.

Përveç 23 futbollistëve të kombëtares shqiptare, në Francë janë edhe shtatë futbollistë të tjerë shqiptarë. Gjashtë me Zvicrën dhe një me Gjermaninë.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka ftuar gjashtë futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Shani Tarashaj.

E debutues, do të jetë edhe Shkodran Mustafi, futbollisti nga Gostivari, që do të luajë në finalet e Evropianit me kombëtaren e Gjermanisë. Pas botërorit, Euro 2016 në Francë, do të jetë ngjarja tjetër e madhe që merr pjesë Mustafi, tashmë kampion i botës.

Numri prej 30 lojtarësh është më i madhi i pjesëmarrësve në një Evropian, që kur organizohet gara, që nga vitit 1960.

Futbollisti i parë shqiptar në një Kampionat Evropian, ishte Milaim Rama, në Evropianin e Portugalisë më 2004, i ftuar nga Zvicra. Sulmuesi kosovar luajti vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke u inkuadruar në minutën e 85-të, kundër Francës.

Katër vjet më pas, në Evropianin në Zvicër e Austri, ishin dy futbollistë shqiptarë. Me Zvicrën, Valon Behrami, i cili luajti në tri ndeshjet e fazës së grupeve, por që helvetikët nuk arritën të kalonin grupin.

Ndërsa me Austrinë, ishte mbrojtësi nga Tirana, Ronald Gërçaliu, i cili luajti në vetëm një ndeshje, në fazën e grupeve kundër Kroacisë.

Në evropianin e vitit 2012 në Poloni dhe Ukrainë, ishte vetëm një futbollist shqiptar, sulmuesi Emir Bajrami i ftuar për Suedinë. Bajrami, ka luajtur vetëm një ndeshje, atë të fundit në fazën e grupeve kundër Francës, për 45 minuta.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori