LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e Zvicrës mësojnë kundërshtarin e 1/8 së finales

Shqiptarët e Zvicrës mësojnë kundërshtarin e 1/8 së finales

Gjashtë shqiptarët e Zvicrës kanë mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballen në 1/8 e finales së Euro 2016.

Helvetikët në fazën e ardhshme do të përballen me Poloninë. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën më 25 qershor në ora 15:00.


Uellsi do të përballet me përfaqësuesen që zë vendin e tretë nga grupet A/C/D. Ndeshja zhvillohet më 25 qershor në ora 18:00.

Fituesi i grupit D do të përballet me përfaqësuesen që përfundon në pozitën e tretë nga grupet B/E/F. Edhe kjo ndeshje zhvillohet më 25 qershor në ora 21:00.

Franca pret kombëtaren që siguron pozitën e tretë nga grupet C/D/E. “Trekolorët” këtë takim do ta zhvillojnë të dielën më 26 qershor në ora 15:00.

Gjermania pret pozitën e tretë të grupeve A/B/F. Kjo ndeshje zhvillohet më 26 qershor në ora 18:00.

Fituesi i grupit F do të përballet me përfaqësuesen që përfundon në pozitën e dytë të grupit E. Kjo ndeshja zhvillohet më 26 qershor në ora 21:00.

Italia do të përballet me pozitën e dytë të grupit D. Ndeshja zhvillohet të hënën në ora 18:00.

Anglia do të përballet me pozitën e dytë të grupit F. Ndeshja zhvillohet të hënën në ora 21:00.