LAJMI I FUNDIT:

Shqiptaret e Medvegjës ankohen në OSBE se shteti serb po i largon nga listat e regjistrimit

Shqiptaret e Medvegjës ankohen në OSBE se shteti serb po i largon nga listat e regjistrimit

Përfaqësues të Partisë Demokratike në Luginën e Preshevës  në një takim me zyrtarin e OSBE-së kanë shprehur shqetësim ndaj veprimet e fundit të shtetit serb, të cilët po i fshijnë nga listat e regjistrimit.

Siç njofton PD në praninë e kryetarit të kësaj partie Nagip Arifi dhe këshilltarëve të PD-së në Kuvendin Komunal të Medvegjës, Bajram Mustafa, Fehmi Beha dhe Gani Krasniqi, në zyrën e OSBE-së në Bujanoc u takuan me shefin e kësaj zyre  Gjakomo Basisio, ku temë kryesore e këtij takimi ishte pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë në Komunën e Medvegjës, njofton Telegrafi.


Përveç pasivizimit të adresave u diskutua edhe për problemet e tjera të qytetarëve të kësaj komune, siç janë parapërgatitjet për marrjen e vendimit për emërimin e rrugëve dhe lagjeve në vendbanimet shqiptare, iniciativat për fillimin e ndryshimit të statutit dhe çështje të tjera.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Basisio ka premtuar se do ta vizitojë më shpesh Medvegjën dhe se do t’i njoftojë instancat më të larta për problemet e paraqitura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori