LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, vetëm një fitore ndaj Maqedonisë

Shqipëria, vetëm një fitore ndaj Maqedonisë

Nëse në letër, Shqipëria është dukshëm e favorizuar për sfidën e parë eliminatore të Botërorit 2018 kundër Maqedonisë, statistikat i ulin me këmbë në tokë djemtë e De Biasit pasi historia flet ndryshe.

Të hënën në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e parë zyrtare mes dy kombëtareve që në të shkuarën numërojnë 8 përballje, që të gjitha miqësore. Kuqezinjtë kanë një bilanc dukshëm më negativ në këtë duel pasi kanë arritur të fitojnë vetëm një herë, ndërsa në 4 përballje numërojnë humbje dhe tre ndeshje janë mbyllur në barazim, shkruan lajmpress.


Maqedonia, ndryshe nga Shqipëria nuk është kualifikuar asnjëherë në një eveniment madhor, ndërsa fushatën e fundit eliminatore të Botërorit 2014 e mbylli në vendin e fundit në grup.

Takimi i fundit mes dy skuadrave është zhvilluar në muajin Nëntor të vitit 2011 ku u regjistrua një barazim pa gola, ndërsa në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në Shqipëri, kuqezinjtë nuk kanë arritur të dalin asnjë herë fitimtarë duke humbur 1 dhe barazuar 2 takime.

Gjithsesi, gjatë viteve të fundit, kombëtarja e vendit fqinjë ka njohur vetëm rënie pasi nuk njeh fitore në transfertë që prej vitit 2011 dhe që prej asaj periudhe numëron 22 ndeshje pa arritur të dalë me sukses nga transfertat.

Përballjen e fundit, Maqedonia e ka zhvilluar në muajin Qershor ku u mund me rezultatin 3-1 nga Irani, ndërsa në 6 sfidat e fundit numëron 4 humbje dhe dy fitore.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori