LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U17 zyrtarizon dy ndeshjet miqësore të muajit shtator

Shqipëria U17 zyrtarizon dy ndeshjet miqësore të muajit shtator

Krahas Kombëtares A, Shqipërisë U-21 dhe U-19, edhe Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin shtator. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të masin forcat me bashkëmoshatarët e përfaqësueses së Maltës.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 18 dhe 20 shtator në vendin tonë.


Të dyja sfidat do të luhen në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Ndeshja e parë e kuqezinjve, që është programuar të zhvillohet më 18 shtator do të nisë në ora 16:00, teksa edhe përballja e dytë mes kuqezinjve dhe maltezëve, që do të zhvillohet dy ditë më pas në vendin tonë, është planifikuar të nisë në ora 16:00.

Këto dy sfida janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17, që drejtohet nga trajneri Ardi Behari, i cili do të testojë dhe do t’u japë mundësi lojtarëve që do të thërrasë të tregojnë cilësitë e tyre, për të vendosur më tej për grupin e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023/2024 për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi me ndeshjet që do të luhen më 15, 18 dhe 21 nëntor 2023 në Portugali.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori