LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria gjobitet nga Strasburgu, historia e familjes rome të dhunuar në Fier

Shqipëria gjobitet nga Strasburgu, historia e familjes rome të dhunuar në Fier

Në vitin 2013, punonjës të policisë së Fierit kanë dhunuar një familje të komunitetit rom. Vetëm pas 8 vitesh drejtësia u vu në vend për këtë familje nga Gjykata Evropiane e Strasburgut.

Sipas Panajot Alushit, pjesëtar i familjes dhe aktivist i komunitetit rom, diskriminimi në Shqipëri i ka kushtuar vendin e punës. Prej njollës që ka lënë kjo histori ai nuk ka mundur të shkojë më në Greqi për t’u furnizuar me veshje të përdorura dhe për t’i shitur.

Ndërsa tregoi historinë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Alushi tha se ishte i lumtur për vendimin e marrë nga Strasburgu dhe dëmshpërblimin 4,500 euro për secilin nga tre anëtarët e familjes, por sidoqoftë situata në vendin tonë e shqetëson.

Ishte viti 2013, kur një mbrëmje ndërsa familja Alushi po darkonin, disa efektivë policie të maskuar goditën derën e jashtme të shtëpisë. Pasi bashkëshortja e tij bërtiti, fillimisht doli i ati për të pyetur se kush janë, por u godit, më pas vëllai e më pas vetë ai.

Banorët e komunitetit rom erdhën për ndihmë, ndërsa policia e cila u kontaktua disa herë nga Panajot Alushi nuk u paraqit.

Drejtori i policisë asokohe i ishte përgjigjur duke thënë se nuk bëhet fjalë për policisë të komisariatit të Fierit, ndërsa siç tregon vetë ai i kishin sorollatur pa i dhënë zgjidhje. Edhe mjeku ligjor nuk u kishte dhënë asnjë raport pavarësisht se ishin të lënduar.

Fillimisht ishin policët të cilët paditën familjen rome. 2, 3 dhe 6 muaj burg ishte vendimi që mori gjykata e shkallës së parë, ndërsa pasi Alushët apeluan vendimi, shkalla e apelit në Vlorë vendosi t’i dënonte 18 muaj me kusht.

Pas 8 vitesh që nga ajo kohë, Shqipëria u gjobit nga Strasburgu. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori