Shqipëria dënon lajmet e rreme nga Rusia që mohojnë bombardimin e konsullatës në Ukrainë


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sot përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv të Ukrainës.
Në një njoftim më Twitter ku ka publikuar përsëri pamjet e konsullatës së bombarduar, ministria ka shtuar se pamjet e shkatërrimit të godinës flasin vetë.
"Ky shkatërrim i godinës si dhe i dokumenteve në arkiva është shkelje e hapur e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore", ka thënë ministria.
Nga
Telegrafi
17/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































