Muaji prill ka shënuar një tjetër rekord për turizmin në vend, pasi plot 891 mijë e 414 vizitorë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë.

Një rritje kjo prej +8.8% krahasuar me prillin e vitit 2025.


Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nga Danimarka, Italia , Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.”, shkruan Rama, i cili ndan me publikun të tjera shifra.

Rritja e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill:

+266.1% nga Lituania

+265.4% nga Danimarka

+81.1% nga Polonia

+52.5% nga Spanja

+37.3% nga Kanadaja

+28.7% nga SHBA

+25% nga Belgjika

+22.8% nga Franca

+20% rritje nga Italia

+11.2% nga Mbretëria e Bashkuar