LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri e fortë përballë Turqisë, fitore me 10 lojtarë në Antalia (Foto/Video)

Shqipëri e fortë përballë Turqisë, fitore me 10 lojtarë në Antalia (Foto/Video)

Shqipëria ka zhvilluar një ndeshjen mjaftë të bukur përballë Turqisë në Antalia, duke fituar me rezultat 3-2.

Kombëtarja e drejtuar nga Cristain Panucci e nisi mjaftë mirë takimin duke rrezikuar portën dhe duke luajtur në sulm që nga fillimi.

Turqit në fillim rrezikuan me Tusun, por Shqipëria e tregua e matur në mbrojtje.

Për Shqipërinë rrezikon Eros Grezda, por goditja e tij devijohet.

Shqipëria gjeti golin në minutën e 24-të me Armando Sadikun. Ishte Odise Roshi ai që kreu punën dhe harkoi bukur për të, ndërsa Sadiku me një goditje të fort mposhti portierin Babacan.

Sadiku duke festuar golin

Shqipëria pas golit e mori lojën në dorë dhe krijonte aksione shumë të bukur me pasime të sakta.

Aksioni i golit të dytë

Në minutën e 39-të, një aksion fotokopje i golit të parë, kur në zonë harkon Roshi, kësaj radhe me kokë shënon Sadiku.

Sadiku duke festuar golin e dytë

Pas golit të dytë kuqezinjtë mbetën me një lojtar më pak pasi Ledian Memushaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa me të filluar pjesa e dytë turqit gjetën golin.

Ishte Cengiz Under që shënoi nga afërsia për 2-1.

Por Shqipëria nuk hezitoi të përgjigjet.  Sadiku pranoi një top në zonë, u pengua nga mbrojtësit, por topi erdhi te Grezda i cili me një goditje precize me kthim shënoi për 3-1.

Ishte minuta e 55-të kur Grezda e shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.

Turqit u kthyen në lojë pas pesë minutave.

Ishte Emre Akbaba që pasi u fut në lojë e gjeti menjëherë rrjetën pas një aksioni të bukur.

Në këtë pjesëlojë në lojë për herë të parë u futën në lojë, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdarevic.

Shqipëria e ktheu sistemin nga katër mbrojtës në pesë, duke mos e lejuar portën të rrezikohet edhe aq shumë.

Fitore e madhe duke e marrë parasysh që djelmoshat kuqezi luajtën me dhjetë lojtarë për më shumë se një pjesëlojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori