LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë të cilave njeriu më i pasur u detyrohet suksesit dhe miliardave: Ai nuk mund të punojë pa këtë rregull

Shprehitë të cilave njeriu më i pasur u detyrohet suksesit dhe miliardave: Ai nuk mund të punojë pa këtë rregull
getty images

Elon Musk ka një rutinë shumë të zakonshme, shprehitë dhe ushqimin të cilat secili nga ne mund t’i aplikojë

Njeriu i cili zë vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur, me 260 miliardë dollarë, ka rregulla të posaçme të cilave u përmbahet saktësisht.


Në një paraqitje si mysafir në një podcast, Musk zbuloi se “është e vështirë për të të qëndrojë në formë, sepse ai po plaket gjithnjë e më shumë”, transmeton Telegrafi.

Ka shpjeguar që problemin më të madh e ka për shkak se është një gurman dhe posaçërisht sepse nuk është një adhurues i madh i aktiviteteve fizike dhe i trajnimeve intensive. Megjithatë, përpiqet, andaj një kohë ka ushtruar karate, tekwondo, xhudo.

Sido që të jetë, miliarderi më shumë kohë kalon në shirit vrapues dhe në pesha.

“Të jem plotësisht i sinqertë, fare nuk do të kisha ushtruar po të kisha mundur. Më me dëshirë do të haja një ushqim të shijshëm dhe të jetoja më pak”, ka thënë ai.

Musk ka shpjeguar që është i vetëdijshëm sa është me rëndësi të mbahet pesha, andaj kafjallin kurrë nuk e kalon. Kryesisht ha omëletë, por e adhuron skarën. Parapëlqen kuzhinën franceze dhe atë gjermane, ndërsa ëmbëlsira që më së shumti e tundon është tosti kërcëllues me kanellë.

Musk nuk mundet pa një shprehi – gjumin. Njeriu më i pasur fle çdo natë gjashtë deri në gjashtë orë e gjysmë, që është pak më pak se rekomandimi i mjekëve që duhet të flemë shtatë deri në nëntë orë.

– Fjetja është e mrekullueshme. Jam shumë i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm. Mund të rrija zgjuar më gjatë, por më pas do të punoja më pak, sepse mungesa e gjumit ndikon në fokusin tim – shpjegoi miliarderi, i cili nuk ha dy deri në tre orë para se të flejë, por as nuk pi alkool kurrë. Siç thotë ai, mbron cilësinë e gjumit dhe shëndetin.

Përveç të gjitha, Musk provoi edhe agjërimin me ndërprerje. Ai pranoi se një pjesë të formës së tij ia detyron një injeksioni të diabetit që përdoret si formë e kontrollit të peshës për të rriturit që luftojnë me obezitetin dhe diabetin e tipit 2. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Stil
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori