LAJMI I FUNDIT:

Shpiket lëkura elektronike që e monitoron dhe e shfaq shëndetin e zemrës (VIDEO)

Shpiket lëkura elektronike që e monitoron dhe e shfaq shëndetin e zemrës (VIDEO)

Shkencëtarët japonez kanë krijuar një formë të lëkurës elektronike që krijon pamje digjitale të secilës pjesë të trupit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Tokios kanë shpikur atë që e përshkruajnë si “ultra e hollë, ultra fleksibile dhe me shtresë mbrojtëse”, që vendoset në lëkurën e njeriut dhe mund të shfaq monitorimin e shëndetit.


Përpjekjet e mëhershme për krijimin e lëkurës elektronike kishin dështuar për shkak të mungesës së fleksibilitetit, pasi që ndërtoheshin në xham të hollë ose nuk mund t’i shpëtonin ajrit për shkak të përdorimit të paisjeve organike.

Detajet e shpikjes së tyre janë publikuar në Science Advances, ku udhëheqësi i këtij studimi, profesori Takao Someya, thotë se shpreson që teknologjia e tyre do të lejoj krijimin e lëkurës elektronike që e shfaq nivelin e oksigjenit të gjakut, do të ketë sensorë që e shfaqin ritmin e zemrës te atletët dhe shumë aplikacione tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori