LAJMI I FUNDIT:

Shpëtuan, por thonë se janë “të vdekur brenda” – rrëfimi i nuses dhe dhëndrit, pas zjarrit brenda një salle dasmash që vrau mbi 100 njerëz në Irak

Shpëtuan, por thonë se janë “të vdekur brenda” – rrëfimi i nuses dhe dhëndrit, pas zjarrit brenda një salle dasmash që vrau mbi 100 njerëz në Irak

Nusja dhe dhëndri nga dasma në Irak ku një zjarr masiv vrau mbi 100 njerëz thonë se ndihen “të vdekur brenda”.

Ajo që supozohej të ishte një nga ditët më të lumtura të jetës së tyre, u kthye në një mbrëmje tmerri për dhëndrin Revan dhe nusen Haneen.


Të dy nusja dhe dhëndri humbën anëtarët e familjes pasi një zjarr shpërtheu brenda sallës së dasmave në provincën Nineveh në Irakun verior, përcjell Telegrafi.

Dhe Revan thotë se Haneen nuk është në gjendje të flasë pasi ka humbur dhjetë anëtarë të familjes, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Babai i saj mbetet në gjendje kritike.

“Është e vërtetë që ne jemi të gjallë këtu përballë jush. Por brenda ne jemi të vdekur. Ne jemi të mpirë. Jemi të vdekur brenda”, ka thënë ai.

Ndërkohë bëhet e ditur se vetë dhëndri humbi 15 anëtarë të familjes në tragjedi.

Ndërsa spekulimet fillestare ia atribuojnë zjarrin fishekzjarrëve të brendshëm, Revan thotë se zjarri filloi në tavan dhe beson se shkaku mund të jetë një “lidhje e shkurtër”.

“Pastaj tavani, i cili ishte i gjithi prej najloni, filloi të shkrihej. U deshën vetëm pak sekonda”, shtoi ai.

Sipas Revan, kishte vetëm një pajisje kundër zjarrit në vend, me të cilën nuk ishte e mundur të bëhej ndonjë gjë.

Në kaosin që pasoi pasi dasmorët vunë re zjarrin, Revan ndihmoi nusen e tij të shpëtonte, e cila nuk ishte në gjendje të ecte për shkak të fustanit të nusërisë.

“E kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë. Vazhdova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxirrja nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit po iknin, njerëzit po e shkelnin të tjerët. Këmbët e saj janë të lënduara”, tha ai.

Jeta e tyre pas martesës ka filluar me ditë zie, funerale dhe varrosje të njerëzve të dashur.

Dhe pas gjithë kësaj, çifti ka vendosur të largohet nga vendlindja e tyre pas tragjedisë.

“Nuk mund të jetojmë më këtu… Pra, është më mirë që ne të largohemi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori