LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale

Shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale
(Foto: Pexels)

Të gjithë e presim me gëzim motin e ngrohtë, por me verën vijnë edhe shumë vështirësi, siç është shfaqja e mushkonjave.

Janë të panumërta preparatet kimike të destinuara për mushkonjat, por nëse dëshironi të shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale, ja disa sugjerime.


Sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme në Evropë - paralajmërojnë ekspertët
Lexo po ashtu Sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme në Evropë - paralajmërojnë ekspertët

Një nga mënyrat më të thjeshta është përdorimi i rrjetave të dritareve. Megjithatë, shumë i shmangin rrjetat për arsye estetike, ndaj ne kemi disa sugjerime për të larguar mushkonjat:

Llum kafeje të thatë

Largoni mushkonjat me llumin e kafesë, të cilin do ta shtrydhni paraprakisht. Mbetjen e vendosni në letër alumini në një vend të thatë për t’u tharë. Më pas nxirreni mbetjen e thatë jashtë, ku do ta digjni derisa të fillojë të bëjë tym. Mushkonjat ikin nga era e shtresës.

Bëni spërkatës kundër mushkonjave dhe hiqni qafe këto insekte të bezdisshme
Lexo po ashtu Bëni spërkatës kundër mushkonjave dhe hiqni qafe këto insekte të bezdisshme

Largoni mushkonjat me hudhër

Ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga mushkonjat e bezdisshme. Ju duhen pesë koka hudhre, të cilat do t’i shtypni dhe do ta vendosni në një litër ujë që duhet të ziejë. Më pas njomni pëlhurat e pambukut në ujë me hudhër dhe lërini ato aty në zonën ku po qëndroni.

Gjithashtu mund ta përdorni ujin në të cilin është zier hudhra duke e hedhur atë në një shishe me një pompë dhe duke e spërkatur rreth dhomës ku dëshironi të shpëtoni nga mushkonjat.

Mushkonjat tërhiqen nga aroma e këmbëve të palara, por edhe nga disa sapunë
Lexo po ashtu Mushkonjat tërhiqen nga aroma e këmbëve të palara, por edhe nga disa sapunë

Livanda

Nëse keni mundësi, mbillni livandë direkt pranë dritares. Duket e mrekullueshme dhe do të ndihmojë në largimin e mushkonjave. Mushkonjat nuk e pëlqejnë erën e kësaj bime dhe në këtë mënyrë do t’u tregoni se shtëpia juaj është një vend me tolerancë zero për mushkonjat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori