Pas të gjithë diskutimeve mbi marrëveshjen e mundshme përfundimtare me palën greke, që mbulohet nga “terri informativ” në Shqipëri, por zbulohet nga zyrtarë të Athinës, në emisionin “Top Talk” Idrizi u pyet se, si do të ushtrojë presion politik PDIU-ja, tashmë që është rudhur politikisht brenda Parlamentit shqiptar, për ta ngritur dhe futur sërish në agjendë çështjen “çame”.
Së pari, “rrudhjen” Idrizi e theksoi ndër thonjëza, duke ia faturuar strategjisë së kësaj mazhorance për të nxjerrë faktorin politik jashtë, si dhe ekzekutimit të mandateve të Tiranës dhe Fierit. Ndërkohë, ai këmbëngul se me ta nuk ka ndodhur asgjë, ata vijojnë të jenë në këmbë dhe do të vazhdojnë betejën e tyre jo vetëm për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, por edhe për çështjen e Kosovës.
Deklarata më e fortë është ajo për atë që pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e Këshillin Kombëtar të PDIU-së.
“Nuk dua t’iu referohem emrave të përveçëm, por ajo që mund të them qartësisht sot është se, në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”, deklaroi Shpëtim Idrizi, raportin tch.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Kush fiton garën midis një Cybertrucku dhe Raptor R të Ford F-150?
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë