LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një mjet transportues në rrugën Arbënor dhe Astrit Dehari pranë QKUK në Prishtinë

Shpërthim në një mjet transportues në rrugën Arbënor dhe Astrit Dehari pranë QKUK në Prishtinë

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një mjet transportues, në rrugën Arbënor dhe Astrit Dehari, përballë QKUK-së.

Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:00, të ditës së mërkurë, por ende nuk dihet nëse ishte bombolë gazi apo diçka tjetër.


Në një video-incizimi të publikuar nga InfoPrishtina, shihet flakë e madhe, dhe dëgjohet zhurmë.

Në momentin e shpërthimit, ndodheshin qytetarë përreth dhe po ashtu vetura pranë mjetit transportues.

Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë Agron Borovci, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacione.

“Nuk kam diçka ende”, tha shkurt Borovci.