LAJMI I FUNDIT:

Shpërtheu në lot pas golit në minutën e fundit, El Shaarawy: Si mund të mendoni se nuk e respektoj futbollin

Shpërtheu në lot pas golit në minutën e fundit, El Shaarawy: Si mund të mendoni se nuk e respektoj futbollin

Roma ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Monzës me një gol të Stephan El Shaarawyt në minutën e fundit.

Sulmuesi italian shpërtheu në festë, por derdhi edhe lot kur po festonte golin për tre pikët.


Ai gjatë javës së kaluar u akuzua nga Fabrizio Corona se është i përfshirë në skandalin e basteve, por sulmuesi italian ka paditur paparacin e famshëm për shpifje.

30-vjeçari ka dhënë një nga intervistat më emocionuese ndonjëherë pikërisht pas akuzave që kishte marrë nga Corona dhe për lotët e derdhur në Olimpico.

“Si mund të mendoni se nuk e respektoj futbollin kur përjeton gjithë këto emocione. Mendoj se është një nga emocionet më të mira dhe të shkosh te Curva Sud dhe të gëzohesh me fansat e tu”.

Roma reagon për akuzat ndaj Zalewskit dhe El Shaarawyt për baste të paligjshme
Lexo po ashtu Roma reagon për akuzat ndaj Zalewskit dhe El Shaarawyt për baste të paligjshme

“Gjithmonë dhe vetëm kam menduar për këtë dhe kjo është një prizë për të gjithë periudhën. Jam i lumtur dhe shumë i lumtur për këtë gol dhe fitoren”, tha El Shaarawy.

Tutje sulmuesi italian foli edhe për akuzat që mori nga Fabrzio Corona.

“Ndihem 100 për qind me ndërgjegje të pastër dhe më dhemb kur thuhen gjëra të pavërteta. Isha i mbushur dhe shpërtheva në lot fal edhe golit që ishte shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur”, deklaroi sulmuesi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori