Shpërthen trajneri i Rumanisë

Shpërthen pas ndeshjes përzgjedhësi i Rumanisë, Anghel Iordanescu.
Ai sulmoi ashpër gazetarët pas humbjes me Shqipërinë.
“Unë ju njoh juve si gazetarë që gjithmonë e shkatërroni imagjinatën e futbollit. Ne pësuam humbje, por kjo nuk ishte një mbrëmje e zezë”.
“Humbja është humbje dhe ndjehemi keq për këtë. Patëm shumë raste për gol. Nisëm mirë ndeshjen, por për shkak të një gabimi në mbrojtje, pësuam gol. Mendoj se tifozët e Shqipërisë i dhanë energjinë e mjaftueshme ekipit dhe kjo i ndihmoi atyre të shënonin”, ka thënë Iordanescu pas takimit.

Nga
Telegrafi
19/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































