LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimi i parave për një bord fantom e për një ndërmarrje inekzistente (Video)

Shpenzimi i parave për një bord fantom e për një ndërmarrje inekzistente (Video)

Qeveria e Kosovës në mars të 2014-ës, Aeroportin e Gjakovës e kishte kthyer në ndërmarrje publike. Rreth një vit më pas, me vendim të Qeverisë, u emëruan edhe gjashtë anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrjeje.

Por, telashi del të jetë se Aeroporti i Gjakovës, e bashkë me të edhe bordi i saj, si ndërmarrje publike, nuk mund të funksionalizohet. Kjo për shkak të marrëveshjes së Qeverisë me kompaninë Limak de Lyon në vitin 2010, për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për 20 vjetët e ardhshme.


Përkundër kësaj, Qeveria e ka parë të arsyeshme që të krijojë bord, anëtarët e të cilit do të paguhen nga Qeveria për një punë që në fakt nuk kryhet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se Qeveria e ka për obligim t’i themelojë bordet e ndërmarrjeve publike. /Gazeta Tribuna/

https://youtube.com/watch?v=-KPYGtAAJ1M%3Ffeature%3Doembed%26wmode%3Dopaque%26blocked%3Dtrue%26facebook%3Dtrue%23