Në kuadër të muajit botërorë për sigurinë kibernetike, Shoqata e Bankave të Kosovës njofton bizneset dhe qytetarët për disa nga rekomandimet për ngritjen e sigurisë kibernetike. Është evidente se me zhvillimin e teknologjisë informative dhe shërbimeve digjitale, edhe mbrojtja nga sulmet kibernetike bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Sulmet kibernetike janë fenomen global të cilat nuk kursejnë as Kosovën dhe në veçanti cenojnë bizneset dhe institucionet e ndryshme. Mashtrimet përmes sistemeve kompjuterike mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme prandaj Shoqata e Bankave të Kosovës paraqet disa rekomandime për bizneset në mënyrë që të mbrohen më mirë nga sulmet kibernetike.
Për të rritur sigurinë kibernetike rekomandojmë që bizneset dhe organizatat e ndryshme të marrin masat si në vijim:
• Të sigurojnë sistemet kompjuterike me antivirus – rekomandohet që sistemin operativ ta mbani rregullisht të azhurnuar me përditësimet e fundit, po ashtu patjetër të keni të instaluar AntiVirus dhe atë ta mbani rregullisht të azhurnuar. Gjithashtu, edhe aplikacionet tjera siç janë shfletuesit (Explorer, Firefox, Chrome) t’i mbani të përditësuar;
• Të mos hapen e-maila të dyshimtë apo që nuk iu dihet dërguesi- edhe nëse vërtetë keni pranuar një e-mail nga ndonjë burim i besueshëm dhe atë e-mail nuk keni qenë duke e pritur, rekomandohet që paraprakisht ta kontaktoni dërguesin dhe ta pyesni nëse vërtetë është ai dërguesi i e-mailit, dhe kjo ngase ndodh që e-maili i dërguesit është komprometuar dhe mashtruesit/hakerët përdorin atë e-mail për mashtrimin e të tjerëve;
• Mos klikoni linkun që vjen në e-mail; shkruani ueb adresën e institucionit që dëshironi t’a vizitoni në internet në adresën e ‘browser’-it tuaj;
• Mos e hapni dokumentin /et e bashkëngjitur në e-mail që dërgohet nga dërguesit e panjohur ose që përmban ndonjë dosje të cilën ju nuk e prisni;
• Të jeni të dyshimtë për personin i cili ka kërkuar nga ju informata të ndjeshme. Mos dërgoni informatat tuaja personale, në veçanti emrin e përdoruesit, fjalëkalimin dhe informatat e kredit kartelës përmes e-mailit, mesazheve të mediave sociale (‘Facebook’ etj.). Bizneset e ligjshme, sidomos bankat nuk do t’i kërkojnë përdoruesve të dërgojnë informatat e tyre personale të ndjeshme përmes këtyre mjeteve.
• Mos kryeni transaksione bankare në kompjuterë të cilëve ju nuk u besoni. Mos përdorni Wi-Fi (lidhje publike të internetit) kur kryeni ndonjë çështje financiare. Përdorni rrjeta të sigurta Wi-Fi ose 3G për çdo transaksion të sigurtë si e-banking dhe transaksione ‘online’ me kartela;
• Mos shkarkoni aplikacione nga ndonjë media përveç tregjeve të aplikacioneve që ofron pajisja juaj e telefonit mobil;
• Në ditët e sotme, është shumë e rëndësishme që detajet e Bankës së përfituesit të pranohen në mënyrën më të sigurtë për të ekzekutuar pagesat me qëllim të shmangies së rrezikut të pagesave të falsifikuara. Në këtë kontekst, bizneset duhet të kontrollojnë dhe verifikojnë llogaritë e pagueshme të furnitorëve dhe po ashtu duhet të marrin faturën origjinale para ekzekutimit të pagesave. Këto janë përgjegjësitë kryesore të biznesit.
• E fundit, por jo më pak e rëndësishme, për të arritur tek ju, sigurohuni që informatat tuaja të telefonit dhe e-mailit të ruajtura në sistemin bankar janë gjithmonë të përditësuara;
Si përfundim, ju inkurajojmë që nëse eventualisht hasni në diçka të tillë apo jeni në dijeni se është duke u tentuar të kryhet vepra, të raportoni rastin në Policinë e Kosovës ku do të drejtoheni te Njësia për Luftimin e Krimeve Kibernetike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes