LAJMI I FUNDIT:

Shokuese: Jacksonit iu gjetën imazhe të keqtrajtimit seksual dhe torturimit të fëmijëve (Foto)

Shokuese: Jacksonit iu gjetën imazhe të keqtrajtimit seksual dhe torturimit të fëmijëve (Foto)

Është publikuar raporti policor nga viti 2003 i kontrollit policor në rançin Neverland të Michael Jacksonit, ku ishte gjetur një koleksion i madh i materialit bizar pornografik.

Shumë nga këto materiale, fotografi dhe video, ishin përdorur si dëshmi në kohën kur këngëtari po gjykohej, pasi një djalë i vogël e kishte akuzuar për abuzim seksual dhe keqtrajtim.


never1

Në raportin policor thuhet se në dhomën e gjumit dhe në banjën e Jackson, ishin së paku shtatë materiale që shfaqnin djem të vegjël, të zhveshur tërësisht apo pjesërisht të veshur.

Këto materiale janë gjetur nga policia në nëntor të vitit 2003 kur kishin kërkuar në shtëpinë e këngëtarit të ndjerë, i cili asokohe ndodhej në Las Vegas. Pas dëshmive të zbuluara, policia lëshoi urdhër-arrest, ndërsa Jackson u dorëzua vet në polici kur u kthye në Kaliforni.

polic

“Dokumentet e ekspozuan Jacksonin si manipulues, një grabitqar i çmendur i drogës dhe seksit, i cili ka përdorur gjak, imazhe eksplicite seksuale të sakrifikimit të kafshëve dhe marrëdhënie seksuale të të rriturve për t’i detyruar fëmijët të bëjnë atë që dëshironte. Ai gjithashtu kishte imazhe të neveritshme dhe tronditëse të torturimit të fëmijëve, të rriturve dhe nudizmin femëror, robërinë femërore dhe sadomazokizmin”, kishte deklaruar një hetues policie.

“Një pjesë e madhe e këtij materiali është shfrytëzuar për t’i bërë fëmijët të pandjeshëm, në mënyrë që Michael pastaj t’i merrte një nga një me vete në shtrat. Kemi identifikuar pesë djem të ndryshëm, të cilët kanë bërë akuza për abuzim seksual. Unë nuk kam dyshim se Michael ishte fajtor për ngacmim seksual”, ka shtuar ai.

jack

Megjithatë, Jackson ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2005, pasi kishte arritur marrëveshje me familjet e fëmijëve duke u paguar mbi 25 milionë dollarë dhe akuzat u tërhoqën.

Pas përfundimit të gjyqit, ku rrezikonte 20 vjet burg nëse shpallej fajtor, ai u largua drejt Bahrainit. Michael u kthye në SHBA në vitin 2009 kur po përgatitej për turneun e ri muzikor, por u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 25 qershor të atij viti. /Telegrafi/

jack1

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori