LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i dehur humb kontrollin mbi timonin, për pak sa nuk e godet këmbësorin në Kili – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Shoferi i dehur humb kontrollin mbi timonin, për pak sa nuk e godet këmbësorin në Kili – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Ky është momenti rrëqethës kur një këmbësor i shpëton për një “fije floku” vdekjes, në momentin kur një veturë lëviz me shpejtësi të madhe në drejtim të tij dhe përplaset në një mur, duke krijuar kështu një re të madhe tymi.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Olmue në pjesën qendrore të Kilit, ku shoferi i dehur humb kontrollin mbi timonin dhe përfundon duke u përplasur në murin e një restoranti, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë shihet se si një burrë po ecte në afërsi të rrugës, kur vetura lëviz pa kontroll në drejtim të tij dhe për pak sa nuk e godet.

Ishin kalimtarët e shumtë të rastit që vrapuan për ta ndihmuar shoferin që kishte ngecur brenda veturës, e sipas policisë kiliane brenda në veturë ishin edhe tre persona tjerë. /Telegrafi/