LAJMI I FUNDIT:

Shndërrojnë kuzhinën në pishinë gjigante (Video)

Shndërrojnë kuzhinën në pishinë gjigante (Video)

Një grup miqsh kanë shpalosur ‘kreativitetin e tyre’, duke e shndërruar kuzhinën e tyre në një pishinë gjigante të cilën e mbushën të tërën me ujë.

Vladimir Vechnyy së bashku me miqtë e tij kishte një “ide” brilante, për ta shndërruar kuzhinën e apartamentit të tij në një pishinë, duke habitur kështu edhe fqinjët e tij në qytetin Tvern të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Ata fillimisht kishin mbuluar gjithë dyshemenë me qese najloni, e cila u ndihmoi të mos depërtonte uji në aparate elektrike dhe prizat që kanë mundur të jenë fatale për ata.

Dhe më pas instaluan një gyp me të cilin e mbushën gjithë hapësirën me ujë të pijshëm, dhe më pas filluan të kërcejnë nga dollapët e kuzhinës sikur të ishte një kërcimore e vërtetë e pishinave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0KuEHVyucXU