LAJMI I FUNDIT:

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

Pas një vere të qetë dhe pa lëvizje të mëdha në tregun e transferimeve, ish-kampioni i vendit, FC Shkupi, më në fund e ka thyer heshtjen duke njoftuar për përforcimin e parë për sezonin e ri, njofton Telegrafi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri, Emre Kadri, i cili vjen nga skuadra e Rabotniçkit.

Kadri është 21 vjeç dhe më herët ka luajtur edhe për Bregallnicën e Shtipit, ndërsa karrierën e ka nisur në akademinë e Adana Demirspor në Turqi. Megjithëse është pjesë e kampionatit prej disa kohësh, ende nuk ka debutuar në mënyrë të rregullt në elitën e futbollit vendor.


Përkundër pritshmërive të tifozëve për një emër të njohur në këtë fillim merkatoje, drejtuesit e klubit kanë vendosur të investojnë te një talent i ri në mbrojtje.

Vlen të theksohet se klubi nga Çairi, i cili sezonin e kaluar e mbylli në vendin e shtatë dhe mbeti jashtë garave evropiane, ka qenë në heshtje të plotë deri tani. Pavarësisht largimeve të shumta të futbollistëve gjatë javëve të fundit, klubi nuk ka publikuar asnjë njoftim zyrtar për ndonjë prej tyre – gjë që ka shtuar paqartësinë rreth gjendjes së brendshme të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tensione para duelit Usyk-Dubois, britaniku i bërtiti ukrainasit në fytyrë

Tensione para duelit Usyk-Dubois, britaniku i bërtiti ukrainasit në fytyrë

Boks
Klubi nga Liga Premier tërhiqet nga gara për Rodrygon

Klubi nga Liga Premier tërhiqet nga gara për Rodrygon

Premier League
Tifozët vërshojnë dyqanin e Barcelonës, duan fanellën e re të Yamal - nuk ndalet prodhimi

Tifozët vërshojnë dyqanin e Barcelonës, duan fanellën e re të Yamal - nuk ndalet prodhimi

La Liga
Me gjyshen përdore dhe gjithë familjen pranë - Lamine Yamal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2031

Me gjyshen përdore dhe gjithë familjen pranë - Lamine Yamal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2031

La Liga
Bellingham kryen operacionin në kraharor - do t'i mungojë gjatë Real Madridit

Bellingham kryen operacionin në kraharor - do t'i mungojë gjatë Real Madridit

La Liga
Me blerjen e Alexander Isak shpenzimet e Liverpoolit shkojnë në 380 milionë euro - por si po arrijnë Reds të shpenzojnë kaq shumë

Me blerjen e Alexander Isak shpenzimet e Liverpoolit shkojnë në 380 milionë euro - por si po arrijnë Reds të shpenzojnë kaq shumë

Premier League
Kalo në kategori