LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshje për 70 milionë euro grant nga BE-ja për stacionin e filtrimit të ujërave të zeza në Shkup

Nënshkruhet marrëveshje për 70 milionë euro grant nga BE-ja për stacionin e filtrimit të ujërave të zeza në Shkup

Uji i trajtuar me cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane dhe me kursim të rrjedhjes, do të mundësojë që stacioni i filtrimit në Shkup për ndërtimin e të cilit, sot, me grantin e BE-së prej 70 milionë euro, u përmbyll korniza financiare me vlerë mbi 200 milionë euro.

Marrëveshjen për grantin e nënshkruan ministri i Financave Fatmir Besimi, zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane për Investime përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Liljana Pavllova dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqit dhe ambasadorit evropian David Geer.


Siç u tha, projekti do të mundësojë kushte më të mira jetese për rreth 540.000 njerëz dhe është më i madhi deri më tani te ne në sektorin e mjedisit jetësor. Zbatues janë Qyteti i Shkupit dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.

Pas përfundimit të sotëm të kornizës financiare, mbetet edhe të përfundohen procesi i shpronësimit dhe dokumentacioni urbanistik planor me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Gazi Babës, si dhe të nënshkruhen marrëveshjet për ndërtim dhe mbikëqyrje nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.

“Ky projekt është mbi të gjitha interesat politike në vend dhe imperativ nëse duam të jemi pjesë e familjes evropiane, por edhe një konfirmim tjetër për mbështetje konkrete që BE-ja ia jep vendit”, u theksua para nënshkrimit të Marrëveshjes.

“Për këto fonde nuk kemi nevojë as të marrim hua, as të paguajmë interes, ndërsa nuk duhet as t’i kthejmë. Këto janë para për qytetarët tanë, për 500.000 banorë të qytetit të Shkupit. Ky është një tjetër konfirmim se e ardhmja jonë evropiane dhe anëtarësimi në BE nuk janë vetëm një proces formal apo politik, por nënkupton një përmirësim real të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe janë një sinjal i qartë i mbështetjes që na e jep BE-ja”, nënvizoi Besimi.

Ministrja Shukova tha se me ndërtimin e stacionit të filtrimit, do të mundësohet trajtimi primar dhe sekondar i ujërave të zeza në Shkup me çfarë do të plotësohen kërkesat minimale të Direktivës së BE-së për trajtimin e ujërave të zeza urbane.

Edhe ambasadori evropian David Geer, konfirmoi se granti është një shembull tjetër praktik për mbështetje nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut.

“Pasi të lëshohet në funksion, stacioni i filtrimit do të mund në mënyrë të sigurt ta trajtojë dhe pastrojë ujin për 540.000 banorë. Uji i trajtuar do të ketë cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane. Do të reduktohet edhe rrjedhja, kështu që 70 për qind e ujit të përdorur do të mund të përdoret do të mund të përdoret që është me rëndësi thelbësore në një periudhë të ndryshimeve klimatike dhe rritje të popullsisë urbane. Kjo do të ndihmojë që uji nga lumi Vardar, i cili rrjedh nga Shkupi në detin Egje, të jetë më pak i ndotur”, theksoi Geer.

Zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Liljana Pavllova përkujtoi se ky projekt deri më tani ka marrë një ndihmë dhe mbështetje të madhe teknike, ndërsa në ditët në vijim duhet të nënshkruhen marrëveshjet për ndërtim dhe mbikëqyrje nga Qyteti i Shkupit dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori