LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 187 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

Shkup, 187 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

Gjatë katër ditëve të kaluara në Shkup dhe rrethinë janë regjistruar 187 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në shenjat e komunikacionit.

Ka pasur gjithsej 37 aksidente komunikacioni, në të cilat lëndime trupore kanë marrë 13, ndërsa janë lënduar rëndë tre persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga komunikacioni janë përjashtuar, siç kumtuan sot nga SPB Shkup pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga komunikacioni gjithsej 76 shoferë. Prej tyre 24 kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 45 aspak nuk kishin patentë shoferi. Me afat të skaduar të patentës së shoferit ishin 35 dhe po aq të paregjistruar.

Për parkim të palejuar janë dhënë 77 gjoba, përderisa karrotreci ka marrë 54 automjete.

Për mos posedim të helmetës nga ana e shoferëve të motoçikletave, mopedëve janë dënuar 21 persona, për mos posedim të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjeteve 28, ndërsa 20 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori