SPB Tetovë njofton se ka shpërthyer zjarr në një objekt në Tetovë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më 29.07.2026 në orën 01:40 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën "Jasht Vardarit" në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një objekt në ndërtim e sipër brenda rrethit të ish-fabrikës "Teteks", ku janë djegur dërrasa.


Zjarri është fikur nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e ka kryer ekipi i SPB Tetovë", thonë nga MPB./Telegrafi/