Ndalohet një person nga Manastiri, dyshohet se shkaktoi zjarr

MPB Maqedoni njofton se dje (16.08.2026), në orën 15:40, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria B.S. (67) nga Manastiri.
Ai dyshohet se rreth orës 12:35 ka shkaktuar një zjarr në rr. “4 Nëntori” në Manastir, me ç'rast ishin përfshirë bari i thatë dhe paletat e drurit në depon e mëparshme të tij.
"Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Manastiri, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
44 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































