Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit po vazhdon me shkelje të rregullave zgjedhore nga partitë politike. Deri më tani, dënimet ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave, ka arritur në 88 mijë e 500 euro.
Këtë e ka bërë të ditur Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një postim në profilin në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Muratit:
“Arrijnë në 88,500 Euro dënimet ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore
DnV sot ka pranuar edhe 26 vendime të reja nga PZAP lidhur me ankesat tona për vendosje të materialeve të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre në hapësira publike, gjë që është e ndaluar me ligj. Numri i ankesave të pranuara shkon në 44 gjithsej.
Ndër të tjera, përfshihet edhe vendimi për vendosjen e posterit në Kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren, institucion ky i kulturës. PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3,200 Euro. PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin moltov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën
Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251