LAJMI I FUNDIT:

Zjarri shkatërrues në Kaliforni – së paku 25 të vdekur dhe mbi 250 mijë njerëz kanë lëshuar shtëpitë (Foto/Video)

Zjarri shkatërrues në Kaliforni – së paku 25 të vdekur dhe mbi 250 mijë njerëz kanë lëshuar shtëpitë (Foto/Video)

Zjarret në Kaliforni janë përhapur aq shumë saqë është konsideruar zjarri më i madh aktiv në historinë e shtetit amerikan. 

Deri me tani, 25 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 të tjerë janë shpallur të zhdukur.


Ekipet zjarrfikëse vijojnë betejën për të vënë nën kontroll flakët.

Bilanci, i cili më herët ishte me 23 viktima, u përkeqësua me zbulimin e disa trupave të pajetë në Paradise, qyteti më i goditur deri më tani. 250,000 njerëz po largohen nga të gjitha zonat e prekura në Los Anxhelos, ndër ta edhe VIP-at, vilat e të cilëve në Malibu janë të rrethuar nga flakët.

“Shkatërrimi është katastrofik. Zjarret zhvillohen shumë shpejt, në disa raste edhe 100 hektarë për minutë. Qytetarët duhet të evakuohen shpejt, duke ekzekutuar urdhrat e zyrtarëve publikë”. Ky është reagimi i presidentit Donald Trump me anë të një mesazhi në Twittër.

Një mantel tymi dhe hiri helmon ajrin, madje edhe në gjirin e San Franciskos.

“Është zjarri më i keq në historinë e Kalifornisë”, thonë ekipet e shpëtimit, duke folur për një ferr që nuk është parë kurrë në Shtetin e Artë, por i mësuar në vitet e fundit me zjarret gjithnjë e më shkatërruese. 

Kjo – shpjegojnë ekspertët – kryesisht ndodh për shkak të një thatësie të paparë, pavarësisht nga presidenti Trump i cili nuk beson në efektet e ndryshimeve klimatike. Ndërsa kreu I Shtëpisë së Bardhë ka kërcënuar me ndërprerje fondesh ndaj autoritetit të mbrojtjes së pyjeve.

Shkon në 23 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni
Lexo po ashtu Shkon në 23 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Por për ata që janë të angazhuar në një garë dramatike kundër kohës, polemika politike në këtë moment nuk llogaritet për asgjë. Imazhet e medias lokale japin dimensionin e saktë të dramës, me zjarrin që ka përpirë çdo gjë: drurët, pyjet, shtëpitë, depot industriale, rrugët.

Dhe një det me makina, të bllokuara, të goditura nga muri i zjarrit dhe i reduktuar në një grumbull hiri dhe mbeturina. Ato makina në të cilat u gjetën shumica e viktimave. Mbi 7,000 shtëpi janë shkatërruar dhe qyteti Paradise, ku janë regjistruar shumica e viktimave dhe të zhdukurve, është fshirë praktikisht nga flakët.

Ndërkohë, shumë persona  kanë mbetur të bllokuar nga flakët dhe ekipet e shpëtimit e kanë shumë të vështirë që t’i evakuojnë pasi rrugët janë bllokuar nga zjarri dhe mjetet e braktisura, përcjell Telegrafi.

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhet në Francë për ceremonitë në kuadër të 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, u pushtua nga kritikat për reagimin aspak simpatik ndaj këtij shkatërrimi.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër për këto zjarre masive, vdekjeprurëse dhe të kushtueshme nëpër pyjet e Kalifornisë, përveçse nga keqmenaxhimi pyjor”, shkroi Trump në “Twitter”.

“Miliarda dollarë jepen çdo vit, por shumë jetë humben, gjithçka për shkak të keqmenaxhimit të pyjeve. Korrigjohuni tani, ose nuk keni për të parë më para nga Rezerva Federale”.

Këngëtarja Katy Perry ka sulmuar presidentin amerikan Donald Trump për shkak të një mesazhi në Twittër për situatën me zjarret në Kaliforni.

Ndërkohë, shumë banesa të vipave të Hollivudit janë shkrumbuar nga flakët.

Ndërsa po luftohet me dëshpërim për të ndaluar zjarrin në portat e Malibusë të famshëm, me pamje Oqeanin Paqësor, ku gjenden vila të VIP-ve si ylli i reality show-t Kim Kardashian, aktorët Martin Sheen dhe Orlando Bloom, yjet e popit Cher dhe Lady Gaga e të tjerë.

Gjithkush në këto orë ka publikuar në Twitter imazhe dramatike rreth banesave të tyre.

Shtëpia e Caitlyn Jenner është rrafshuar në tokë dhe regjisori meksikan Guillermo del Toro duhej të braktiste banesën e tij.

Ndërkohë, në këtë situatë të tmerrshme, disa prej personazheve të famshëm të Hollivudit por edhe të skenës amerikane kanë sulmuar presidentin Donald Trump.

“Kjo është një përgjigje absolutisht e pashpirt. Nuk ka politikanë të përfshirë. Vetëm familje të mira amerikane që humbasin shtëpitë e tyre ndërsa ju postoni mesazhe në Twittër, të cilët evakuohen”.

Kështu nënvizon këngëtarja e njohur Katy Perry, e cila është një kundërpërgjigje ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, I cili u mor më shumë në gjetjen e fajtorëve se sa në menaxhimin e situatës.

Regjisori Guillermo del Toro njoftoi përmes “Twitter”-it se “Bleak House”, muzeumi i tij i relikeve të filmave horror, ishte i sigurt pavarësisht frikës së tij të mëparshme se do të mund të shkrumbohej.

Aktori Martin Sheen, i cili u raportua për pak çaste si i zhdukur nga i biri Charlie, ishte detyruar në fakt të evakuohej.

“Jemi mirë, ndodhemi në plazhin Zuma dhe me shumë mundësi do të flemë në makinë sonte”, tha Martin Sheen për “Fox News 11”, teksa shtoi se ky ishte zjarri më i keq që kishte parë në 48 vite jetesë në Malibu.

Ndryshe, ky është zjarri që ka shkaktuar viktima më së shumti që nga viti 1991 sipas Washington Postit, përcjell Telegrafi.

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori