LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 12 numri i viktimave pas aksidentit të autobusit në Kroaci, reagon kryeministri polak dhe kroat

Shkon në 12 numri i viktimave pas aksidentit të autobusit në Kroaci, reagon kryeministri polak dhe kroat

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka reaguar pas aksidentit të tmerrshëm ku mbetën të vdekur të paktën 12 persona dhe shumë u lënduan.

Reklama

Ai ka ngushëlluar familjet e viktimave ndërsa ka biseduar me homologun kroat për mundësinë e intervenimeve më të shpejta shëndetësore.

"Ishte si të shikosh filma horror, shoferi fluturoi nga xhami", thotë njëri prej zjarrfikësve pas aksidentit të autobusit polak në Kroaci
Lexo po ashtu "Ishte si të shikosh filma horror, shoferi fluturoi nga xhami", thotë njëri prej zjarrfikësve pas aksidentit të autobusit polak në Kroaci

“Sot në mëngjes, në aksidentin tragjik të një autobusi polak në Varazdin të Kroacisë, 11 persona humbën jetën dhe 34 u plagosën dhe u shtruan në spital. Ata ishin pelegrinët që po shkonin në Medjugorje. Dua të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave. Sot në mëngjes bisedova për detajet e aksidentit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili më siguroi se shërbimet shëndetësore kroate ofrojnë mbështetje të plotë. Udhëzova shërbimet tona konsullore që të organizojnë mbështetje për familjet e viktimave të aksidentit”, shkroi Morawiecki në Twitter.

Ndërkohë, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka shkruar në Twitter se po u ofrohet ndihma e duhur të të lënduarve ndërsa u ka përcjell ngushëllimet e shtetit kroat viktimave të aksidentit.

“Në emër të qeverisë u shpreha ngushëllimet e mia familjeve të të vdekurve, duke raportuar se të gjitha shërbimet janë të angazhuara dhe se të lënduarit po ndihmohen”, ka shkruar Plenkoviq.

Ndryshe, mediat kroate kanë raportuar se 18 prej pelegrinëve polakë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Amerika
Forcat ruse dështojnë ta pushtojnë qytetin e Donetskut

Forcat ruse dështojnë ta pushtojnë qytetin e Donetskut

Evropa
Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Evropa
Industria e basteve po lulëzon në Evropë: Si t'i mbroni njerëzit nga varësia prej lojërave të fatit?

Industria e basteve po lulëzon në Evropë: Si t'i mbroni njerëzit nga varësia prej lojërave të fatit?

Evropa
Sunak pas takimit me Bidenin: Putini duhet ta dijë se nuk do të heqim dorë prej Ukrainës

Sunak pas takimit me Bidenin: Putini duhet ta dijë se nuk do të heqim dorë prej Ukrainës

Evropa
Çfarë dimë deri më tani për sulmin me thikë në Francë?

Çfarë dimë deri më tani për sulmin me thikë në Francë?

Evropa
Kalo në kategori