LAJMI I FUNDIT:

Shkolla iu mbyll shkaku i luftës, u nis drejt Evropës me pak para: Historia unike e të riut nga Siria i cili përfundoi në Britani

Shkolla iu mbyll shkaku i luftës, u nis drejt Evropës me pak para: Historia unike e të riut nga Siria i cili përfundoi në Britani

Pas një udhëtimi të gjatë nga kaosi i luftës civile siriane për të ndjekur arsimin e lartë në Londër, një 19-vjeçar sirian në një bisedë me Anadolu Agency (AA) ka ndarë përjetimet e tij në luftën tetë vjeçare, problemet me të cilat u përballen refugjatët dhe përpjekjet e Turqisë për të ndihmuar këtë rajon të prekur nga lufta.

Duke shënuar 18 Dhjetorin, Ditën ndërkombëtare të migrantëve, siriani Ishmael Hamoud tregon si ai udhëtoi në mënyrë të paligjshme nga Siria për në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar arsimin e tij.


Aktualisht ai studion politikën globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtarë në Universitetin Birkbeck të Londrës.

Shkolla e mesme e refugjatit sirian përfundoi qysh në moshën e tij 15-vjeçare, pasi shkolla e tij u mbyll nga shkaku i luftës civile në Siri, gjë që e detyroi atë të braktiste vendit. Për të vazhduar studimet ai vendosi të lëshonte vendlindjen e tij, Halepin.

“Dukej e pamundur të udhëtoja në Evropë në moshën time, por vendosa të largohem për të vazhduar shkollimin tim”, thotë Ishmael.

Largimi i tij nga vendi ishte i vështirë, pasi ai lindi në një familje aristokratike thellësisht kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Ai ishte i shqetësuar për jetën e familjes së tij, por pasi bisedoi me familjen për largimin e tij, Ishmaeli filloi udhëtimin e rrezikshëm me pak para të gatshme në dorë.

Ishmael kaloi kufirin në jug të Turqisë falë politikave të “dyerve të hapura” të qeverisë turke dhe vazhdoi drejt kryeqytetit Ankara, qindra kilometra larg.

Rreth dy muaj më vonë, ai udhëtoi në Izmir, në Turqinë e Egjeut, rajon i cili ishte qendër për migrantët dhe refugjatët e parregullt që synonin të kalojnë në mënyrë të paligjshme në ishujt grekë dhe më pas në Evropë.

Kur Ishmaeli mbërriti në Izmir, ai kontaktoi me kontrabandistët me ndihmën e refugjatëve të tjerë.

“Nga Izmiri në Greqi kalova me një varkë, por gjithçka ishte e paligjshme”, tregon Ishmaeli, i cili pavarësisht tragjedive të shumta që u ndodhin refugjatëve në Detin Egje, ai përfundoi me fat.

“Përpjekja ime e parë për të kaluar ishte e suksesshme. Nuk kisha telashe, por isha i obliguar të shkoja nga Greqia në Francë. Kështu që kam udhëtuar nëpër Maqedoni, Hungari, Austri, Gjermani, Francë, duke përdorur të gjitha llojet e mundshme të transportit, si trenat, autobusët dhe ndonjëherë duke ecur në këmbë”, shpjegon Ishmaeli.

Siria ka qenë e bllokuar nga një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Assadit u përpoq të shuaj me dhunë protestat pro-demokratike.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.

“Xhungla” në qytetin francez Calais

Pas një muaj e gjysmë udhëtimi i tij përfundoi në kampin e refugjatëve në Calais, në veri të Francës, përballë qytetit bregdetar anglez Dover, një kamp i cili ka pësuar nga një reputacion i keq. Ishmael tha se migrantët në kamp e quanin vendin “xhungëll”.

Ishmael qëndroi në kamp për 13 muaj, por tha se do të ishte e padrejtë të krahasohet Turqia me atë “xhungllën”.

“Turqia i bën njerëzit të jetojnë në kushte shumë të mira. Kampet kanë gjithçka që u nevojiten refugjatëve, si institucionet arsimore, shërbimet mjekësore e infrastrukturore, të cilat furnizohen plotësisht dhe në mënyrë shumë komode”, tha Ishmael.

Ishmael me varkë u përpoq disa herë të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar, por ai u kap shumë herë.

“Amandamenti i Dubs-it”

Vetëm disa javë pasi u kap dhe u kthye përsëri në Calais, Ishmael u pranua në Mbretërinë e Bashkuar nën një ligj britanik i njohur si “amandamenti i Dubs-it”, një ndryshim i vitit 2016 në Ligjin e emigracionit i cili u mundësonte fëmijëve refugjatë të pashoqëruar kalimin e sigurt në Britani në mes të krizës evropiane të migrantëve.

Ky amendament u mundësoi 3 mijë fëmijëve të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, por më vonë u anulua për shkak të keqmenaxhimit.

Falë ligjit, Ishmaeli ishte një nga rreth 350 fëmijët refugjatë që shkuan në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke e afruar atë një hap më afër ëndrrës së tij.

Pavarësisht viteve të tij në kampe refugjatësh dhe në rrugë pa ndonjë arsim, ai fitoi një vend në Departamentin e Politikës të Universitetit Birkbeck të Londrës.

Duke ndarë ambiciet e tij, Ishmaeli theksoi se, “Dua të jem diplomat që të mund të punoj në politikën e Lindjes së Mesme dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për popullin sirian”.

“Turqia është shtëpia e dytë për refugjatët sirianë”

Që të zgjidhni rrugë të ndryshme nga të tjerët, Ishmael thotë se kërkon disa sakrifica. Ai shtoi se lufton të qenurit i vetëm dhe i mungon familja e tij.

“Flas me familjen time përmes telefonit. Të kthehem në vendin tim nuk është një opsion për mua, sepse sipas ligjit britanik, nuk mund të kthehesh prapa në vendin nga keni ardhur”, thotë Ishmael.

Por sipas tij, Turqia është si një shtëpi e dytë dhe vend takimi për shumë refugjatë sirianë që nuk mund të vizitojnë Sirinë.

“Turqia nuk është vetëm një vend takimi, ajo u bë një shtëpi e dytë për popullin sirian. U takova me familjen time Krishtlindjet e fundit. Shkova në Ankara dhe ata erdhën atje nga Siria, ku ne u takuam”, tha Ishmael.

Ai theksoi rëndësinë e Turqisë për refugjatët sirianë në Turqi dhe në mbarë botën, duke shtuar se, “Asnjë vend tjetër në botë nuk ka punuar më shumë se Turqia për popullin sirian”.

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori