LAJMI I FUNDIT:

Shkodran Mustafi mezi pret të fillojë edicioni i ri i Ligës Premier

Shkodran Mustafi mezi pret të fillojë edicioni i ri i Ligës Premier
Foto: Shkodran Mustafi/Twitter

Shkodran Mustafi ka falënderuar tifozët e Arsenalit për mbështetjen e dhënë në edicionin 2019/20.

Mbrojtësi shqiptar, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka thënë se sezoni që shkoi ishte i çuditshëm, pasi filloi e përfundoi me lëndim për të.


“Ishte një sezon i çuditshëm për të gjithë ne. Për muza, ky sezon nuk filloi mirë, derisa përfundoi fatkeqësisht me lëndim”.

“Fokusi im ishte që njëmend të jap gjithçka nga vetja për klubin, për tifozët, për skuadrën dhe jam i lumtur që e mbaruam sezonin me titull (FA Cup)”.

“Gjëja që kam mësuar në këtë edicion është që asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Puna e vështirë do të shpaguhet herët apo vonë. Mezi pres të fillojë edicioni 2020/21”, ka shkruar Mustafi. /Telegrafi/