LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija në krye të Superligës së Maqedonisë, Vardari i fundit

Shkëndija në krye të Superligës së Maqedonisë, Vardari i fundit

E diela në Maqedoninë e Veriut solli gjashtë ndeshjet e xhiros së tetë në elitën e futbollit vendor.

Ekipet shqiptare dolën me suksese nga kjo xhiro, përveç Voska Sportit që u mund në shtëpi nga skuadra tjetër shqiptare, Shkupi. Shkëndija u rikthye te fitorja, pas atij triumfi ndaj Makedonija Gjorce Petrov, Struga Trim Lum mundi me një gol të vetëm Rabotniçkin, ndërsa Gostivari mposhti Vardarin.


Pas mbylljes së xhiros së tetë, Shkëndija vazhdon kryesimin në renditjen tabelare me 16 pikë të tubuara dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por tashmë ndjeket nga Shkupi që me rezultatet e mira, arrin pozitën e dytë dhe 15 pikë të grumbulluara. Dy skuadrat shqiptare pas vetes lënë Brera Strumicën me 14 pikë dhe Sileksin me Tikveshin që kanë nga 13 pikë.

Në pozitën e gjashtë është ngjitur Struga Trim Lum me 12 pikë, duke u ndjekur nga Rabotniçki me dy pikë më pak dhe Bregallnica që ka 9 pikë deri më tani. Katër pozitat e fundit në renditje mbahen nga Makedonija Gj.P. (8 pikë), Voska Sport (7 pikë), Gostivari (6 pikë) dhe Vardari (4 pikë).

Xhiroja e radhës në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut luhet me 1 tetor. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori