LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija dëshiron fitore pa pranuar gol ndaj New Saints

Shkëndija dëshiron fitore pa pranuar gol ndaj New Saints

Shkëndija synon fitore pa gol të pranuar në duelin e parë me The New Saints të Uelsit të martën në Shkup në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë janë gati për pjesëmarrjen e dytë në histori në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Pas vitit 2011 dhe përballjeve me Partizanin e Beogradit në debutimin e Shkëndijës në kupat evropiane, tani vjen tjetër paraqitje në garën më kualitative në Evropë.


Ndërkohë, ndërmjet këtyre dy paraqitjeve në Ligën e Kampionëve, kuqezinjtë kanë mbledhur përvojë në Europa League, kur dy vitet e fundit skuadra arrinte në fazën e ‘play-offit’. Tani pasojnë takimet me kampionin e Uelsit, The New Saints dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes me optimizëm janë shfaqur trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi – thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

“Rezultatet që kemi bërë gjatë fazës përgatitore na japin shpresë se Shkëndija është e gatshme për këtë ndeshje. Sigurisht se nuk do të jetë e lehtë, përballë një kundërshtari që luan rregullisht në Evropë dhe ka përvojë të ndeshjeve të këtilla. Gabim është që na shikojnë si favorit, pasi edhe në vetë hedhjen e shortit ne ishim në vazon e jofavoritëve”.

“Kemi analizuar kundërshtarin, nuk e di si do të luajnë nesër, por në raste të caktuara mbyllen shumë në zonën e tyre. Prandaj ne këtë ndeshje e marrim me seriozitet maksimal dhe do dalim në fushë për të dhënë më të mirën në kërkim të rezultatit pozitiv që do të jetë fitorja. Me rëndësi të shënojmë dhe mos pranojmë gol, megjithëse do donim të fitojmë sa më bindshëm që mundet”, ka deklaruar Osmani.

Lajmet për SHKËNDIJËN
Lexo po ashtu Lajmet për SHKËNDIJËN

“Mendoj se na pret ndeshje e vështirë, por ne kemi zhvilluar fazë përgatitore shumë cilësore në Slloveni. Mendoj se me ndeshjet që kemi zhvilluar në Slloveni kemi arritur formën maksimale dhe jemi të motivuar të hyjmë sa më mirë në këtë ndeshje. Duam fitore pa gol të pranuar”, është shprehur kapiteni Armend Alimi.

Kuqezinjtë tanimë janë vendosur në Shkup, ndërsa sonte (e hënë)në orën 18:45 do të zhvillojnë seancën stërvitore në terrenin ku do të luhet ndeshja.

Përballja Shkëndija-The New Saints zhvillohet të martën në orën 20:15 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori