LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e konfirmojnë atë që të gjithë femrat e kanë ditur: meshkujt vërtetë se janë gjinia e dobët!

Shkencëtarët e konfirmojnë atë që të gjithë femrat e kanë ditur: meshkujt vërtetë se janë gjinia e dobët!

Femrat janë më të prira sesa meshkujt të mbijetojnë në periudha të krizave të urisë dhe epidemive, kanë zbuluar hulumtimet.

Përderisa për një kohë të gjatë është ditur se femrat kanë një jetëgjatësi më të madhe sesa meshkujt në përgjithësi, analizimi i të dhënave historike deri në 250 vite tregon se femrat kanë jetuar më gjatë në plantacione të skllavërisë në Trinidad; femrat kanë jetuar më gjatë se meshkujt gjatë periudhave të urisë në Suedi dhe përgjatë përhapjes së shumtë të fruthit në Islandë, transmeton Telegrafi.

Edhe kur përqindja e vdekshmërisë kishte qenë shumë e lartë për të dy gjinitë, femrat prapëseprapë kishin jetuar më gjatë se meshkujt – mesatarisht nga gjashtë muaj deri në katër vite më gjatë sesa ata, sipas raportit nga Universiteti Duke.

Udhëheqësja e këtij studimi, Virginia Zarulli, ia ka atribuuar këtë fenomen faktorëve biologjikë si gjenetikës dhe hormoneve, me një konstatim të thjeshtë se “vajzat e porsalindura janë më të forta sesa djemtë e porsalindur”.

P.sh., vajzat e lindura gjatë krizës së urisë në vitin 1933 në Ukrainë, kishin arritur të jetonin deri në moshën 10.85 vjet, krahasuar me meshkujt të cilët mesatarisht kishin jetuar vetëm deri në moshën 7.3 vjet.

Femrat kishin jetuar më gjatë edhe në Afrikën Perëndimore gjatë viteve të 1800’ta. Skllevërit e liruar amerikanë të cilët ishin rivendosur në Liberi mes viteve 1820 dhe 1843 kishin përjetuar përqindjet më të larta të vdekshmërisë që kanë ndodhur ndonjëherë, ku 43 për qind e atyre të cilët ishin rikthyer në Liberi kishin vdekur brenda vitit të arritjes! Pritshmëria e jetëgjatësisë kishte qenë vetëm 1.68 vite për djemtë, por 2.23 vite për vajzat.

Zarulli thotë se hormonet më prominente femërore, si estrogjenet, i mbrojnë enët e gjakut dhe i mbrojnë femrat nga shumë sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori