LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe një të dyshuari për kontrabandë në veri

Shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe një të dyshuari për kontrabandë në veri
Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor ka marrë lëndime të lehta trupore pas një shkëmbimi zjarri mes një personi të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.


Sipas tij, policët tentuan të ndalojnë veturën ‘Pikap’, por i dyshuari nuk ka ndaluar duke goditur një pjesëtarë të policisë si dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të policisë.

Elshani tha se i dyshuari ka dal nga vetura dhe ka ikur, ndërsa në veturë kishte të ngarkuar miell.

“Policia në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ka tentuar të ndalojë një veturë ‘Pikap’. I dyshuari nuk është ndaluar e gjatë tërheqjes së tij e ka goditur një policë. Besohet që ka pas shkëmbim zjarri mes policisë dhe të dyshuarit. I dyshuari ka ikur, dhe policia e ka konfiskuar veturën. Në veturë ka pas të ngarkuar miell”, ka thënë Elshani.

Po ashtu siç u shpreh zëvendësdrejtori Elshani janë duke punuar në drejtim të kapjes së të dyshuarit.

“…Jemi duke punuar në drejtim të kapjes së tij”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori