Publicisti Shkëlzen Maliqi e quan pavarësinë e Kosovës një projekt shekullor, por rikujton se ajo nuk është rrumbullakuar ende, prandaj vlerëson se duhet bërë më shumë, në mënyrë që puna e nisur të kryhet me sukses.
Ai mendon se qytetarët e duan shtetin e Kosovës, të shpallur para 10 vjetësh, ndërsa thotë se pavarësia ende është proces i papërfunduar, prandaj Kosova duhet të përmbushë obligimet që ka para vetës.
“Pavarësia e Kosovës nuk është rrumbullakuar ende në plotni. Nuk jemi ende anëtar të Kombeve të Bashkuara, domethënë shtet sovran që i ka të gjitha të drejtat si shtetet tjera sovrane. Prandaj, duhet të jemi më fleksibilë në përmbushjen e disa obligimeve, që kjo të realizohet. Duhet ta duam edhe ardhmërinë e brezave të rinj, të fëmijëve tanë, jo vetëm atë që e kemi arritur para 10 vjetëve, sepse storja nuk është e përfunduar ende ashtu si duhet”, shprehet ai.
Maliqi konsideron se ajo që ka arritur Kosova është diçka e madhe, por vetë-mashtrimi nuk duhet të ndodhë.
“Kjo që është arritur – është shumë e madhe. Pavarësia është projekt shekullor. Duhet të jemi vigjilentë dhe të punojmë më shumë, edhe qytetarët, edhe forcat politike, që kjo punë e filluar të kryhet me sukses. Potencialet i kemi, po nuk duhet të vetë-mashtrohemi”, ka deklaruar Maliqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251