LAJMI I FUNDIT:

Shkëlzen Doli i revoltuar që komentuesit e RTK-së nuk e përmendën fare atë gjatë transmetimit të koncertit festiv nga Filharmonia e Vjenës

Shkëlzen Doli i revoltuar që komentuesit e RTK-së nuk e përmendën fare atë gjatë transmetimit të koncertit festiv nga Filharmonia e Vjenës

Filharmonia e Vjenës dha një shfaqje të shkëlqyer për artdashësit më datë 1 janar.

Ngjarja e cila u transmetua në Radio Televisionin Publik të Kosovës u shikua me interes nga shqiptarët, marrë parasysh faktin se pjesë e këtij koncerti ishte edhe mjeshtri i madh i violinës, shqiptar Shkelzen Doli.


Por ky i fundit, përkundër komenteve të mira që ka marrë për paraqitjen e tij, ka ngelur i revoltuar se si komentuesit e ngjarjes që u transmetua direkt në RTK, nuk e përmendën atë për as edhe njëherë të vetme.

Ky është reagimi i tij i plotë:

“Qytetarë të dashur të vendit tim, fillimisht ju uroj një fillim të mbarë në Vitin e Ri 2021!

Unë edhe pse larg jush, me mendje jam përherë me ju. Këtë ma mundëson arti i muzikës dhe tingujt e violinës. Jam kënaqur nga postimet dhe urimet e shumëta nga ju pas përfundimit të Koncertit të Vitit të Ri në Vjenë.

Por jam befasuar, nga reagimet e shumë miqve për nivelin e dobët të komentimit në RTK. Reagimet mund të përmblidhen në një zhgënjim:
“Se si kjo ngjarje e rëndësishme civilizuese të transmetohet në mënyrë joprofesionale duke mos përmendur në asnjë moment performancën e shkëlqyer të Z. Shkelzen Doli, mjeshtrit të violinës, artistit të mirënjohur botëror, i cili e bën violinën të flasë shqip, i cili e bëri një Filharmoni të Vjenës të ndjejë shpirtin e shqiptarit me “Albanian Soul”!

Qytetarë të dashur të vendit tim, si është e mundur që gjatë tërë kohës së transmetimit të drejtëpërdrejtë të Koncertit të Filharmonisë së Vjenës, komentuesi i RTK-së nuk e përmend fare prezencën dhe performancën time. Si mund të arsyetohet kjo sjellje joprofesionale, jocivilizuese dhe antikombëtare? Miq të muzikës, qytetarë të dashur, unë vërtet e kam të vështirë ta kuptoj!

Andaj, reagimi im është ndaj degradimit të vazhdueshëm, nga i cili fatkeqësisht nuk po shpëton as arti, muzika, civilizimi etj.
Në fund, lus menaxhmentin dhe përgjegjësit në RTK, reagimin tim si pasojë e shumë reagimeve nga miqtë mi shqiptarë që ishin ndjerë të ofenduar, ta publikojnë! Ky reagim është i rëndësishëm për qytetarët, artdashësit, por gjithsesi shkon në mbrojtje edhe të mediumit tuaj shtetëror poashtu!” /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori