Shkëlqimi me Spartën, Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki

Albion Rrahmani është rikthyer te golat në Superligën e Çekisë, por edhe te shkëlqimi me fanellën e Sparta Pragës.
Sulmuesi kosovar ka qenë krucial në fitoren e Spartës 2-0 ndaj Jablonecit.
Ylli dardan u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe gjeti golin e dytë në këtë ndeshje.

Falë paraqitjes fantastike që pati ndaj Jabloenc, Rrahmani është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Çekisë nga SofaScore.
25-vjeçari ishte ndër futbollistët më të vlerësuar dhe nga SofaScore ai mori notën 8,3. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17 seconds ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































