LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi i futbollistëve të Kombëtares shqiptare në fundjavë, Uzuni e Bajrami me gola

Shkëlqimi i futbollistëve të Kombëtares shqiptare në fundjavë, Uzuni e Bajrami me gola

Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga përfundimi i kampionateve në Europë, legjionarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre, duke qenë kështu gati edhe për sfidat e radhës me Kombëtaren në kualifikueset e kampionatit europian ‘Gjermani 2024’, që do të luhen në muajin qershor.

Kjo fundjavë që sapo lamë pas ka folur shqip në katër kampionate kryesore europiane, atë spanjoll, portugez, italian e danez, ku dy prej futbollistëve tanë shqiptarë kanë tundur rrjetat me skuadrat përkatëse.


Sulmuesi Myrto Uzuni është rikthyer te goli. Djaloshi shqiptar fitoi një penallti për Granadën, teksa ishte po ai që e shndërroi në gol, duke e çuar në 22 numrin e golave të shënuar në këtë kampionat. Uzuni është lojtari shqiptar më i vlerësuar i kësaj jave nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore me notën 7.6.  Adrian Bajrami, mbrojtësi shqiptar i cili luan në radhët e ekipit të dytë të Benfica B gjeti golin e dytë për këtë sezon.

Dy futbollistët e tjerë kuqezi, Frederic Veseli dhe Arbnor Mucolli ishin gjithashtu protagonistë në ekipet e tyre me asistet. Për skuadrën e Veselit, asisti për gol nuk mjaftoi, në takimin që Benevento kishte me Cittadella-n e Elhan Kastratit. Ndërkaq, nga këmbët e Mucollit erdhi edhe goli i vetëm i sfidës, me Kirkegard që realizon dhe së bashku me mesfushorin kuqezi i japin tre pikë me vlerë Vejles në kampionatin danez.

Minuta pati edhe për lojtarët e tjerë të Kombëtares, të cilët më së shumti i kanë nisur takimet e kësaj jave si titullarë, që nga Qazim Laçi te Sparta Praga, tek Elseid Hysaj (Lazio), Berat Gjimshiti (Atalanta), Ylber Ramadani (Abeerden), Amir Abrashi (Grasshopper Club Zürich), Lindon Selahi (Rijeka), Taulant Seferi (Vorskla Poltava) e Jasir Asani (Gwangju FC)

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori