Shkelën rregullat, 132 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave në Prishtinë


Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po vazhdon me planin operativ “Kontrolli i Motoçikletave”, në kuadër të cilës po zhvillohen aktivitete me fokus kontrollin e motoçikletave dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Sipas njoftimit të Policisë, nga data 2 korrik e deri më sot me 6 korrik, janë shqiptuar 132 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të ndryshme
Ndërkaq, prej tyre janë shqiptuar 18 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe janë sekuestruar edhe 24 motoçikleta.
Policia e Kryeqytetit do të vazhdojë me aktivitete të tilla me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe garantimit të rendit dhe qetësisë publike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
56 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































