LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës

Shkarkohet presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës

Angel Maria Villar është shkarkuar si president i Federatës së Futbollit të Spanjës.

I pari i futbollit spanjoll është shkarkuar nga Bordi Drejtues i FSF-së dhe në këtë formë ka dëmtuar rëndë kandidaturën për një mandat të ri.


Ish-presidenti planifikon të ndjek të gjitha instancat më të larta të drejtësisë pasi që pohon se i është bërë një padrejtësi.

Nën drejtimin e Villarit, Spanja fitoi dy tituj, njëherë u shpall kampion i Evropës dhe po aq i Botës

Arsyeja për shkarkimin është se i njëjti kishte bërë fushatë në rrjetet sociale për president në kohën kur po e ushtronte këtë detyrë.

“Ata që paraqesin kandidaturën e tyre për të qenë pjesë e organeve drejtuese, duhet të pushojnë së kryeri një funksion të tillë në momentin që shpall kandidaturën”, shkruan në njoftimin e Bordit Drejtues të FSF-së.

Ndërkohë, Juan Luis Larrea është bërë kryetar i Bordit Drejtues dhe president i përkohshëm deri në zgjedhjet e reja. /Telegrafi/