Kishte ditë që vërehej një atmosferë e zymtë në kampin e Kosovës sidomos para dhe pas ndeshjes me Italinë në Prishtinë. Ai shkarkohet nga posti i përzgjedhësit me vendim të bordi të Federata së Hendbollit të Kosovës.

“Bordi i FHK-se pasi shqyrtojë Raportin e Këshillit profesional të FHK-së lidhur me punën e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, pas një diskutimi të hapët dhe me plotë argumente morri vendim që Përzgjedhësi Alfred Llazari të shkarkohet nga detyra e deritashme, pasi edhe përkundër kushteve maksimale për punë të ofruara nga Bordi i FHK-së, nuk arriti ta ngritë nivelin e duhur të Përfaqësueses”.


“Ai nuk ka dëshmuar aftësi te nevojshme menxhuese si dhe ka ndikuar në krijimin e atmosferës jo të nevojshme në Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjeve me Italinë”, thuhet nga FHK-ja. /Telegrafi/

telegrafi sport app