LAJMI I FUNDIT:

Shkaktuan aksident me fatalitet dhe ikën, dënohen me 15 vjet burgim

Shkaktuan aksident me fatalitet dhe ikën, dënohen me 15 vjet burgim
Ilustrim

Mëngjesin e 21 nëntorit, babë dhe bir, Nezir dhe Arton Duraku, shkaktuan një aksident me fatalitet në fshatin Jashanicë të Klinës. Mirëpo, ata ikën nga vendi i ngjarjes, duke mos i ofruar ndihmë 21 vjeçarit Flordian Shabaj, i cili më pas nga plagët e marra vdiq në vendin e ngjarjes. Ata janë dënuar me nga dhjetë, përkatësisht pesë vjet burgim nga Gjykata Themelore në Pejë.

Enver Shabaj akoma nuk është bindur tërësisht për rrethanat në të cilat i vdiq djali, Flordiani.

Atë e ka dëshpëruar edhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Pejës, që dy të pandehur i dënoi me dhjetë dhe pesë vjet burgim.

Flordian Shabaj vdiq mëngjesin e 21 nëntorit, pasi u aksidentua në këtë rrugë në fshatin Jashanicë.

Atë e goditi një kamion me rimorkio shtesë, i paregjistruar dhe jo i rregullt teknikisht, që drejtohej nga Arton Duraku.

Në veturë ishte edhe babai i tij, Neziri.

Të dy përkundër që ishin fajtor, duke e pranuar përgjegjësinë më vonë në Gjykatë, ikën nga vendi i aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë të dëmtuarit.

“Pasi të pandehurit u larguan nga vendi i ngjarjes, këtu mbeti i vetëm Flordian Shabaj me plagë të rënda nga aksidenti. Rreth tetë minuta janë dashur që një kalimtar i rastit të vjen dhe t’i ofroj atij ndihmën e parë”.

Përgjatë kësaj kohe sa Flordian Shabajt nuk i është ofruar ndihmë, ekspertizat e prezantuara në gjykim kanë dëshmuar se ai ka vdekur.

Babai i viktimës tregon se ditën e aksidentit, Nezir dhe Arton Duraku e vazhduan ditën normalisht.

“Pastaj ata dy personat kanë hypë në kamion dhe kanë vazhdu rrugën për Kërrnicë. Kanë dal në Gjurakoc dhe përmes rrugëve lokale kanë arritë të vijnë këtu në Pejë, ku kanë punu në seperacion të zallit. Kanë arritë me ardhë para orës 08:00.  Kanë shku në byfe… Të nesërmen kanë ardhë prapë në punë. Kanë vazhdu punën deri dikund në mesin e ditës. Në mesin e ditës, është hetuar rasti dhe janë arrestu prej policisë”, është shprehur babai i viktimës, Shabaj.

Fillimisht, masa e paraburgimit i ishte shqiptuar vetëm drejtuesit të kamionit, mirëpo pas hetimeve nën masë të njëjtë ka përfunduar edhe Nezir Duraku.

“Besomni, gjithë natën të martën në mbrëmje jam mendu se çka me vepru të mërkurën. E disha që ma qojnë dikë për kërkim falje, për pjesëmarrje në varrim dhe mendojsha një djalë i ri 20 vjeçar i ka ra, mendojsha që baba i tij nuk ka marrë vesh… Kah ora 11 erdhën dhe më thanë që kanë kërku për me ardhë në vorrim, por këtu ka edhe diçka tjetër. Mbeta ty kqyrë se çka mundet me pasë diçka tjetër. Më treguan që aty kanë qenë dy veta, babë e djalë”, ka thënë Shabaj.

Pasi ta pranoj aktgjykimin në formë të shkruar, Shabaj tregon se do të ankohet në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar dënimet.

Mirëpo, të pakënaqur janë edhe avokatët e dy të pandehurve.

“Kur ta pranojmë aktgjykimin në afat ligjor prej 30 ditësh do të ushtrojmë ankesë mbi vendimin për dënim të gjykatës së Shkallës së parë. Ka qenë një dënim i ashpër, në këto rrethana ne do të ushtrojmë ankesë, sepse jemi të pakënaqur me vendimin mbi dënim”, ka thënë Haxhi Sinani, avokat i Nezir Durakut.

Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur aktgjykimin në këtë rast më 6 prill, kurse palëve do t’ua dorëzoj zyrtarisht brenda afatit ligjor. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori