LAJMI I FUNDIT:

I shkaktoi presion psikologjik nënës së tij, Policia në kërkim të personit të dyshuar

I shkaktoi presion psikologjik nënës së tij, Policia në kërkim të personit të dyshuar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi, pasi që i njëjti në vazhdimësi i ka shkaktuar presion psikologjik nënës së tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 9 prill, rreth orës 15:30.


“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se në vazhdimësi ka pasur presion psikik nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati dhe është në kërkim policor”, thuhet në raportin e Polices. /Telegrafi/