Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në Isotg.

Të njëjtit dyshohet se me 6 maj rreth orës 09:02, janë përfshirë në një rast dhunimi ndaj një viktime femër kosovare.


Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas rastit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore dhe organet e drejtësisë. /Telegrafi/