Sulm fizik në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Rreth orës 22:49, në Fushë Kosovë është raportuar një rast sulmi fizik, ku një viktimë mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se është sulmuar pas një fjalosjeje nga një person tjetër mashkull kosovar.
Sipas raportit policor, i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore gjatë incidentit. Në vendngjarje kanë intervenuar njësitet policore, të cilat kanë arrestuar të dyshuarin.
Gjatë kontrollit, tek ai është konfiskuar edhe një mjet i fortë, i cili dyshohet të jetë përdorur në sulm.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor. Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago




















































